
I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për shantazh dhe zhvatje të ish-pronarit të tij.
Sipas mediave italiane, ngjarja u zbulua pas denoncimit të ish-punëdhënësit të dyshuarit, i cili raportoi se i ishte nënshtruar kërkesave të përsëritura për zhvatje nga 30-vjeçari për më shumë se dy vjet.
Shumat e kërkuara varionin nga 2500 deri në 4000 euro, në intervale prej 30-40 ditësh dhe në formë gjobe, dhe shoqëroheshin me kërcënime të qarta për dëmtim fizik, ose dëmtim të automjeteve bujqësore të kompanisë.
Pas sinjalizimit, autoritetet nisën hetimet dhe aksionin me një dorëzim të kontrolluar. Kërkesa e fundit e shqiptarit ka qenë vlera 1400 euro.
Operacioni u zhvillua në një parking ngjitur me një bar të njohur në provincë, në prani të personelit nga policia, që bënë edhe dokumentimin me prova. I riu u ndalua menjëherë pasi mori paratë dhe u arrestua në flagrancë.
Pas përfundimit të formaliteteve, i dyshuari u dërgua në Burgun e Raguzës dhe u vu në dispozicion të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Raguzës për masë sigurie dhe hetime të mëtejshme.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128