
Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës shpallet vendimi për ndihmës drejtorin e së ashtuquajturës Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Igor Popoviçin.
Popoviç ka pranuar fajësinë për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit. Sipas aktakuzës, ai ka mbajtur një fjalim publik ku ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke theksuar mes tjerash se serbët në rajonin e Rahovecit dhe Metohisë janë viktima të padrejtësive për shkak se janë vendas dhe nuk pranojnë të quhen okupatorë apo ardhacakë nga UÇK-ja, organizatë e shpallur terroriste nga Serbia. Gjithashtu, Popoviç ka bërë thirrje që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten zona serbe.
Prokuroria ka kërkuar që për këtë veprim Popoviç të dënohet me gjashtë muaj burgim, i cili dënim të zëvendësohet me gjobë prej 3 mijë eurosh. Po ashtu, prokuroria ka propozuar dëbimin e tij nga Kosova për dy vite dhe ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128