
Situata me zjarret në vend: 19 vatra në 24 orët e fundit

8 Gusht 2025, 10:52 / AKTUALITET
Situata e zjarreve në vend mbetet shqetësuese, me tre vatra ende aktive.
Një vatër vijon në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore në lartësi.
Në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, zjarri ka përfshirë një zonë me pisha.
Ndërsa në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre. Edhe pse është punuar deri vonë, vatra nuk është izoluar plotësisht. Rrezik për banesat nuk ka.
Në disa zona operojnë avionë zjarrfikës suedezë, të angazhuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo vatër të mundshme.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
Nga Owen Matthews, SPECTATOR
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
Nga Naim Meta
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128