
Gjurma e rrallë Egjiptiane! Studiuesit zbuluan një gjurmë dore mbi baltë, 4000-vjeçare

Studiuesit britanikë kanë gjetur pranë një varri në Egjipt, një gjurmë të rallë dore njeriu. Gjurma mbi 4000 vjeçare mbi qeramikën e kuqe do të dërgohet në muze në Kembrixh, ku pritet të mbahet edhe një ekspozitë sa i përket zanateve të lashta egjiptiane.
Një gjurmë dore mbi 4,000-vjeçare është gjetur mbi një varr të lashtë egjiptian. Zbulimi u bë nga studiuesit e Universitetit të Kembrixhit, të cilët besojnë se gjurma është lënë nga dikush para sesa balta e kuqe të thahej plotësisht.
"Ne kemi vërejtur gjurmë gishtash të lëna në llak të lagësht ose në një arkivol në dekorim, por është e rrallë dhe emocionuese të gjesh një gjurmë të plotë dore poshtë kësaj shtëpie shpirtërore. Kjo u la nga krijuesi i cili e preku atë para se balta të thahej. Nuk kam parë kurrë më parë një gjurmë dore kaq të plotë në një objekt egjiptian", - deklaroi Kuratorja e muzeut britanik, Helen Strudwick.
Sipas studiuesve, objekti daton nga viti 2055 deri në vitin 1650 para Krishtit, çka e bën këtë zbulim edhe më të rallë.
Qeramika do të ekspozohet si pjesë e ekspozitës së universitetit “Made in Ancient Egypt” në Muzeun Fitzwilliam, e cila do të hapet më 3 tetor. Ekspozita përqendrohet te zakonet dhe zanatet e lashta egjiptiane, ku dhe lloji I qeramikës së kuqe besohet se ishte ndër më të përdorurat.
Shtëpitë e ashtuquajtura të shpirtrave, zakonisht 2-katëshe ishin të ndërtuara me korniza druri dhe të veshura me argjilë. Ato besohet se kanë shërbyer si një vend për varrosjen e të ndjerëve, ndërsa jashtë kishte dhe një hapësirë të posaçme për vendosjen e ushqimeve, si bukë, gjethe jeshile apo kokë kau.
Historitë e sundimtarëve egjiptianë, si Tutankhamuni, kanë marrë shumë vëmendje, por vetë krijuesit e artefakteve shpesh anashkalohen.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128