As Adrian Mutu nuk kursehet ndaj Steauas pas disfatës me Shkëndijën: Mungesë profesionalizmi, nuk dinë të humbasin. I mundi një ekip më i dobët

31 Korrik 2025, 19:40 / SPORT ALFA PRESS

As Adrian Mutu nuk kursehet ndaj Steauas pas disfatës me

Ikona e futbollit rumun, Adrian Mutu, ka qenë ndër ata që kanë kritikuar ashpër FCSB-në dhe eliminimin e saj nga Liga e Kampioneve përballë Shkëndijës së Tetovës. Të gjithë pritnin një ndeshje të dominuar nga rumunët, por tetovarët bënë një paraqitje të shkëlqyer duke fituar edhe sfidën e kthimit në Bukuresht e kaluar në turin tjetër të turneut.

“U çudita, siç jemi të gjithë. Javën e kaluar isha i sigurt për fitoren e FCSB-së. Rezultati është zhgënjyes për këdo. Mendoj se nuk kishin sjelljen e duhur ndaj kundërshtarit, mendoj se nuk ishin zgjuar ende, në krahasim me sezonin e kaluar. Ritmi është shumë i ulët, shumë i lehtë. Nuk mund të thuash që janë ekip më i dobët. Ndoshta ata ndjenë në fushë që mund të bënin më shumë dhe se kundërshtari nuk është në nivelin e ekipeve të sezonit të Ligës së Europës, por nuk mund ta thuash këtë kur je mundur dy herë. Kjo është mungesë profesionalizmi, që ta thuash një gjë të tillë. Kjo do të thotë se nuk di të humbasësh”, tha Mutu për “Fanatik”.

“Ne ishim mësuar me një start të ngadaltë të sezonit nga FCSB, por këto ishin momente të rëndësishme. Deklaratat e Xhixhi Bekalit pas ndeshjes tregojnë gjithçka. Ai tha se ekipi i tij e bëri qesharak. Ai priste më shumë. Ëndrra e tij është Liga e Kampioneve. Nuk e di se çfarë ndodhi brenda skuadrës, si mendonin se mund ta menaxhonin këtë periudhë. Por në këtë moment një ekip shumë më i dobët i mundi. E mendoj edhe unë ashtu, që është një ekip më i dobët, por në këto dy ndeshje ishte më mirë. Pashë që fituan më shumë duele. Kjo tregon gjithçka. Në këtë moment, FCSB nuk është gati dhe nuk mund të përballet as me një skuadër si Shkëndija”, tha Adrian Mutu.

 

Po ndodh...