Berisha deklaroi se do e shkrijë, Elezi: Sulmi ndaj SPAK për interesa personale

11 Prill 2025, 22:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha deklaroi se do e shkrijë, Elezi: Sulmi ndaj SPAK për interesa

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD çeli këtë të premte zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza”.

Aktivisti politik Ibsen Elezi gjatë komentit të tij në “Edicioni Qendror” në ABC News, u shpreh se në PD nuk janë respektuar normat dhe rregullat. Gjithashtu nënvizoi se në deklaratat e tij ish-kryeministri Sali Berisha e ka thënë hapur që do të shkrijë SPAK, që tashmë siç tha ai është kthyer në institucionin më të besueshëm të shqiptarëve.

“Kandidimi i zotit Sula ka qenë shumë i rëndësishëm dhe ka treguar se edhe pse unë i marr votat për qëndrimet e mia dhe ky mosrespektim tregon që këta nuk i respektojnë normat dhe rregullat. Qëndrimi i këtyre ndaj SPAK është i thjeshtë. Këta kanë frika ndaj SPAK sepse edhe rrugëtimi është drejt goditjes së tyre. Sulmi ndaj SPAK ka të bëjë me interesa personale. Zoti Berisha ka thënë që do e shkrijë”, u shpreh ndër të tjera Elezi.