
Berisha porosi urgjente strukturave: Kontaktoni çdo emigrant! Kush nuk është regjistruar, më 11 maj të vijë e të votojë në Shqipëri

Teksa ndanë dhe një javë nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh urgjent për drejtuesit politik të Qarqeve, kryetarët e degëve, kandidatët për deputet, të gjithë anëtarët dhe mbështetësve të PD.
Në mesazh theksohet fakti që duhet të bëhet një punë më e madhe dhe çdo përpjekje e mundshme që të kontaktohet çdo shqiptar që jeton jashtë vendit dhe nuk është regjistruar në votën e diasporës.
Berisha thekson se kushdo që nuk ka votuar në shtetet ku jeton, ka si mision të veçantë e historik të vijë në Shqipëri e të votojë më 11 maj.
Mesazhi i Berishës:
Mesazh për shpërndarje urgjente për:
Drejtuesit politik të Qarqeve, kryetarët e degëve, kandidatët për deputet, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit tanë!
Jemi në javën vendimtare, bëni çdo përpjekje të mundshme që çdo qytetar në emigracion, veçanërisht në vendet përreth që njohim dhe nuk është regjistruar, të kontaktohet dhe t’i kërkohet të vijë në një mision të veçantë e historik, për votim kundër narkodiktaturës!

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128