
Elbasani/ Vatra e nxehtë në zgjedhje, Rama shkon 10 mandate, Berisha 30 mijë vota më pak se Basha në 2021

Këto zgjedhje dhe pse të zhvilluara në një klimë intensive politike, i dhanë mandatin e katërt Edi Ramës.
Ai që pretendon se udhëheq frymën opozitare pothuajse nuk shkon mbi 35% as në gjysmat e qarqeve.
Elbasani, që prodhon 14 mandate mund të cilësohet si një nga vatrat kryesore të fitores së Ramës.
Partia Socialiate në 2021 mori 8 mandate, ndërsa PD e Bashës mori 6 mandate përkthyer në 57.800 vota, pothuajse 25 mijë më shumë sesa Berisha i 2025.
Rezultati 2021
Vlen të theksohet se as në 2013 PD nuk ka patur këtë rezultat kaq të dobët pasi në 2013 ka marrë 4 mandate por me rreth 46 mijë vota.
Pas 12 vitesh nga 2013 Sali Berisha u rikthye dhe bashkë dhe Ilir Metën morën vetëm 38.900 vota (pa diasporën).
Rezultati 2025
Faktorët
Berisha nuk respektoi 100% primaret e veta, rasti i Dash Sulës është tregues i qartë i këtij problemi.
Sot dhe pse me 4 deputetë në Elbasan, qytetet e Cërrikut, Peqinit, Librazhdit, Belshit, Prrenjasit e Gramshit nuk kanë asnjë zë opozitar në parlament.
Po ti shtojmë thesit të PD rezultatin e LSI në 2021, janë rreth 30 mijë vota të munguara nga 2021 kur partia drejtohej nga Lulzim Basha
Pra Berisha jo vetëm nuk arriti rezultatin e vitit 2021,por ka më pak vota se në 2013 kur PD mori 1 milionë shuplaka sipas Ramës./Alfapress.al

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128