
Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë

Presidenti i Turqise, Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve të Evropës, duke përmendur potencialin e jashtëzakonshëm për të zhvilluar fushat e energjisë, teknologjisë dhe lëndëve minerale.
Ai ka nënvizuar se përpjekjet e Bashkimit Europian për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë “shumë domethënëse” në këto kohë kritike për sigurinë europiane.
Erdogan bëri thirrje që vendet e Evropës të konsultohen dhe të veprojnë së bashku për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për sigurimin e të ardhmes së sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit.
Erdogan: "I kënaqur që ndodhem këtu! Duhet të jemi të bashkuar. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në shumë fusha që nga energjia te lëndët minerale e teknologjia.
Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europianë, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes, është shumë domethënëse.
Shumë luftëra e konflikte në të shkuarën na kanë treguar se për mbrojtjen e sigurisë, nëse përçahemi jemi më të dobët, e nëse bashkohemi jemi më të fortë. Duhet të konsultohemi për hapat që do të ndërmarrim".

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128