Gara e ngushtë në Lezhë, PS përmbys rezultatin dhe kalon në avantazh

12 Maj 2025, 10:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Gara e ngushtë në Lezhë, PS përmbys rezultatin dhe kalon

Në qarkun e Lezhës ka ndodhur një përmbysje e rëndësishme elektorale, teksa Partia Socialiste e Shqipërisë ka kaluar në kryesim pas numërimit të 86 qendrave të votimit nga gjithsej 245.

Sipas rezultateve të deritanishme, PS ka marrë 9.746 vota ose 45.05% të totalit, duke lënë pas Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka grumbulluar 9.411 vota ose 43.50%.

Kjo përmbysje vjen pas një nate ku PD-ASHM udhëhoqi rezultatin paraprak, duke e bërë garën në këtë qark të mbetet e hapur dhe me zhvillime të papritura.

Në vend të tretë pozicionohet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 1.099 vota (5.08%), ndërsa subjektet e tjera politike kanë marrë përqindje më të vogla të mbështetjes.

Më poshtë paraqiten rezultatet e deritanishme për subjektet pjesëmarrëse:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 9.746 vota (45.05%)

Koalicioni PD – ASHM – 9.411 vota (43.50%)

NISMA – SHB – 1.099 vota (5.08%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 643 vota (2.97%)

Partia Mundësia – 246 vota (1.14%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 317 vota (1.47%)

Lëvizja Bashkë (BASHKE) – 96 vota (0.44%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 19 vota (0.09%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 17 vota (0.08%)

Lëvizja Atdheu (LA) – 38 vota (0.18%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 4 vota (0.02%)

 

Po ndodh...