Hetim për korrupsion zgjedhor/ Nënkryetarit të bashkisë së Belshit i kontrollohet banesa!

9 Maj 2025, 14:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Hetim për korrupsion zgjedhor/ Nënkryetarit të bashkisë

Një hetim i nisur nga prokuroria e Elbasanit, për blerjen e votave, ka çuar në kontrollin e banesës dhe makinës të nënkryetarit të bashkisë Belsh.

Mësohet se ndaj Maringlen Balit dhe zyrtarëve të tjerë në Belsh, është hapur një hetim penal për korrupsion në zgjedhje, duke sjellë nevojën e prokurorisë së Elbasanit, për të ndërhyrë në zgjedhje.

Burimet thanë se gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur lista emrash të banorëve që janë të regjistruar për të votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2025.

Ky hetim është vetëm një nga disa nga dosjet e prokurorisë së Elbasanit, e cila pak ditë më parë hapi një dosje tjetër për zyrtarët e bashkisë Peqin dhe Elbasan, pasi ndanin shpërblime financiare për punonjësit e tyre. ndërkaq kontrolle janë zhvilluar edhe nga SPAK në zonën e Shkodrës.

Në total në prokuroritë në rrethe janë regjistruar 54 procedime që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Prej tyre policia ka dorëzuar 27 raste, SPAK 9, subjekte politike 7 raste, 2 janë denoncuar nga qytetarët dhe 9 të tjera janë nisur nga vetë prokurorët. Tirana mban vendin e parë për nga numri i procedimeve me 14 të tilla e pasuar nga Dibra me 9, e më tej Elbasani, Lezha dhe Fieri me 5 raste.

Paralelisht hetime po vijojnë dhe nga Struktura e Posaçme.

 

Po ndodh...