
PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

Anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga detyra, për shkak të mungesës së tij të gjatë në detyrë, pas arrestimit të tij në muajin shkurt.
Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Sipas kërkesës së paraqitur, mungesa e Veliajt ka zgjatur për një periudhë tre-mujore, që përfundon këtë fundjavë, pas datës 10 shkurt 2025, kur ai u arrestua.
Në kërkesë, specifikohet se kjo mungesë e pandërprerë për një periudhë tre-mujore e bën atë të përfshirë në nenin 62, shkronja c të Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e kryebashkiakut në rastet e mosparaqitjes në detyrë për këtë periudhë.
Për këtë arsye, anëtarët e Këshillit Bashkiak kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë më 12 maj 2025, ditën e parë të punës pas përfundimit të periudhës tre-mujore, me qëllim zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe dërgimin e propozimit për shkarkimin e Erion Veliajt në Këshillin e Ministrave.
“Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, neni 62, shkronja c, që shprehet se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim te Këshillit te Ministrave në rastet kur (pika c: propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak perkates per mosparaqitje në detyre për nje periudhe 3- mujore te panderprere” ju bëjmë me dije se periudha 3-mujore e cituar në ligj përfundon këtë fundjave, pasi ka filluar me datë 10 shkurt 2025 në ditën e arrestimit z. Erion Veliaj.
Si rrjedhojë, kërkojmë:
Mbledhjen e Këshillit Bashkiak te Bashkise Tirane, me date 12 maj 2025, dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3-mujor të mosparaqitje të pandërprerë në detyre te z. Erion Veliaj, me objekt zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe propozimin në Këshillin e Ministrave të shkarkimit të z. Erion Veliaj”, thuhet në kërkesë.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128