Pëllumb Seferi me mesazh reflektues në Ditën e Xhuma: Të besojmë se do mundemi të bëjmë atë që kemi amanet

9 Maj 2025, 14:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Pëllumb Seferi me mesazh reflektues në Ditën e Xhuma: Të

Kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës, Pëllumb Seferi, nga Koalicioni Euroatlantik, ka ndarë një mesazh të ndjerë dhe reflektues në Ditën e Xhuma, duke iu drejtuar qytetarëve me fjalë besimi dhe shprese. Duke cituar Profetin Muhamed a.s., Seferi kujton rëndësinë e kësaj dite për besimtarët myslimanë dhe fton për reflektim dhe bashkim shpirtëror.

Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e Xhuma,” – shkruan ai, duke shtuar:
Në këtë ditë dhe orë të bekuar, lutem që Zoti të pranojë lutjet dhe adhurimet e çdo besimtari që i përgjigjet ftesës së Zotit për në namazin e së Premtes.”

Seferi thekson se reflektimi dhe falja janë rrugë të rëndësishme për përmirësimin e jetës personale dhe shoqërore, duke i lidhur ato me angazhimin për vendin.

Me lutjet tek i Madhi Zot le të besojmë se do mundemi të bëjmë atë që kemi amanet, duke shpresuar për ditë më të mira e të begata për të gjithë ne dhe atdheun tonë të dashur,” përfundon ai.

Ky mesazh vjen si një thirrje për bashkim shpirtëror dhe përgjegjshmëri, në një kohë kur vendi ka nevojë për qetësi, unitet dhe vizion të përbashkët

Po ndodh...