Një krahasim i tre programeve ekonomike: PS, PD dhe Kualicionit Euroatlantik KEA; Si mënyra më e qartë e seriozitetit para qytetarëve!

9 Maj 2025, 18:51 / POLITIKË NGA SIDI HASANAJ

 

Një krahasim i tre programeve ekonomike: PS, PD dhe Kualicionit

1. Programi Ekonomik i PS, premtime të madha (si çdo fushatë) por shumë pak të realizueshme:

PS e ka vendosur fokusin e saj te rritja e pagave dhe shtetin si motor kryesor të ekonomisë:
900 euro paga minimale? 1,500 euro mesatare? 100,000 vende pune?

Partia Socialiste po shet ëndrra me shifra që nuk lidhen fare me realitetin ekonomik të vendit.

Ekonomia shqiptare ka 48% të GDP-së nga shërbimet, me bujqësinë e lënë pas dore dhe industrinë në hije. Rritja 4% që premtohet është thjesht inercia e zakonshme, jo zhvillim real.

Pa rritje produktiviteti, pa mbështetje për biznesin e ndershëm, dhe me një treg të kapur nga oligarkët, këto paga të “reja” janë vetëm letra për fushatë.

Nëse nuk ndryshon mënyra se si qeveriset ekonomia — me transparencë, konkurrencë dhe drejtësi — qytetarët do të vazhdojnë të jetojnë me më pak se 7 dollarë në ditë, ndërsa pak të zgjedhur do bëhen më të pasur

2. Programi ekonomik i Partisë Demokratike (PD)

Për periudhën 2025–2029 PD ka prezantuar një platformë që synon të ulë barrën fiskale dhe të rrisë mirëqenien e qytetarëve. Megjithatë, mjaftojnë disa analiza ekonomike të cilat qartësisht sugjerojnë se ky program përmban kontradikta të theksuara mes uljes së të ardhurave buxhetore dhe rritjes së shpenzimeve publike, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e tij financiare.

???? Ulje të konsiderueshme të taksave

PD propozon një sërë masash për të lehtësuar barrën fiskale:
• Vendosja e një takse të sheshtë prej 10% për të gjitha burimet e të ardhurave. 
• Eliminimi i taksës për bizneset e vogla dhe profesionet e lira. 
• Ulja e TVSH-së në 15%. 
• Reduktimi i taksës së shitjes së pronës nga 15% në 2%. 
• Heqja e taksave mbi karburantet. 

Këto masa synojnë të stimulojnë rritjen ekonomike dhe të përmirësojnë klimën e biznesit, veçanërisht për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, por kanë një kontraditë të madhe:

???? Rritje e shpenzimeve publike

Paralelisht me uljen e taksave, PD premton:
• Rritjen e pagës minimale në 500 euro. 
• Rritjen e pagës mesatare në 1,200 euro. 
• Vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh. 
• Rritje të konsiderueshme të pensioneve. 

Këto premtime përkthehen në një kosto shtesë vjetore prej rreth 4 miliardë euro, që përbën gati gjysmën e të ardhurave vjetore të shtetit.

Një krahasim i tre programeve ekonomike: PS, PD dhe Kualicionit

⚖️ Kontradikta dhe rreziqe fiskale

Këto shifra të premtive të programit të PD sugjerojnë se kombinimi i uljes së të ardhurave nga taksat dhe rritjes së shpenzimeve publike krijon një boshllëk të madh buxhetor. Në një skenar pesimist, ndikimi i masave të propozuara mund të çojë në një humbje të të ardhurave buxhetore prej deri në 97 milionë euro. 

Kjo situatë mund të detyrojë shtetin të rrisë borxhin publik ose të shkurtojë shpenzimet në sektorë të tjerë, duke rrezikuar stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.

???? Një qasje populiste më shumë sesa e djathtë

Megjithëse PD e prezanton veten si një parti e djathtë, programi ekonomik i saj përmban elementë që nuk përputhen me parimet tradicionale të së djathtës, si reduktimi i rolit të shtetit dhe promovimi i iniciativës private. Në vend të kësaj, programi mbështetet në rritjen e shpenzimeve publike dhe ndërhyrjen e shtetit në ekonomi, një qasje që i afrohet më shumë populizmit sesa politikave të djathta liberale.

Programi ekonomik i PD-së përmban premtime populiste që, në mungesë të një plani të qartë për financimin e tyre, rrezikojnë të jenë të paqëndrueshme dhe të dëmshme për ekonominë e vendit. Premtime boshe për të marrë votat e qytetarëve!

3. Përse KEA Ka Një Program të Realizueshëm për Financat Publike, Ndryshe Nga Ai i PS dhe PD?

Në kontrast, Kualicioni i Demokratëve Euroatlantikë (KEA) ka një program të realizueshëm për financat publike që përfshin reforma të thella dhe të qëndrueshme që kanë si qëllim stabilizimin dhe rritjen e mundësive ekonomike të vendit.

Liria Ekonomike si Themel i Zhvillimit të Qëndrueshëm

Historia ekonomike e Shqipërisë është ajo e një shteti që ka ndërhyrë në mënyrë të tepërt në jetën ekonomike të qytetarëve. Për dekada, politika fiskale dhe rregullatore ka rënduar iniciativën private, duke favorizuar jo konkurrencën e ndershme, por lidhjet klienteliste me pushtetin.

Në vend të një tregu të hapur dhe të barabartë, është ndërtuar një sistem ku privilegjet shpërndahen nga lart-poshtë, përmes të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”. Ky model ka dështuar të prodhojë zhvillim të qëndrueshëm, punësim cilësor dhe mirëqenie për shumicën e qytetarëve.

Programi ekonomik i Koalicionit të Demokratëve Euroatlantikë (KEA) përfaqëson një kthesë të qartë drejt një ekonomie të bazuar në liri, konkurrencë dhe barazi para ligjit. Ku besohet se fuqia e vërtetë transformuese qëndron te qytetari i lirë, jo te burokracia shtetërore.

~Një Shtet i Kufizuar, Një Treg i Lirë

Shteti duhet të përmbushë funksionet bazë: rendin, drejtësinë dhe mbrojtjen e pronës. Përtej këtyre, ai duhet të tërhiqet nga ndërhyrja në ekonomi, për t’u dhënë hapësirë individëve të krijojnë pasuri, të investojnë dhe të punësojnë të tjerët.

KEA propozon:
• Ulja e barrës fiskale, përmes eliminimit të taksave për bizneset e vogla dhe vendosjes së një takse të sheshtë 9% për tatim-fitim, divident dhe të ardhura personale.
• Thjeshtimin e sistemit tatimor për të reduktuar informalitetin dhe për ta bërë ekonominë më të parashikueshme.
• Kufizimin e taksave vendore në maksimum 1% të xhiros për bizneset e vogla dhe të mesme.

Këto masa do të rrisin formalizimin, do të ulin koston e të bërit biznes dhe do të kthejnë Shqipërinë në një mjedis tërheqës për investime të vërteta, jo për marrëveshje të mbyllura në zyrat e pushtetit.

-Fund Favoritizmit dhe Monopoleve të Politizuara

Një treg i lirë nuk mund të bashkëjetojë me privilegje të posaçme për një grusht individësh të lidhur me pushtetin. Ndërkohë që mijëra biznese paguajnë taksa të larta, të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” përfitojnë nga lehtësira të padrejta – deri në përjashtim të plotë nga taksat.

KEA planifikon përmes programit të saj për:
• Eliminimin e të gjitha privilegjeve fiskale të veçanta;
• Vendosjen e një rregulli të njëjtë për të gjithë, ku çdo sipërmarrës ka të njëjtin trajtim ligjor dhe tatimor, pa përjashtime dhe pa favorizime politike.

Vetëm kështu krijojmë një klimë konkurruese të vërtetë, që vlerëson aftësinë dhe inovacionin, jo lidhjet dhe lobimin.

-Zhvillim nga Poshtë-Lart, jo nga Zyrat e Ministrive

KEA beson se zhvillimi nuk është një proces që mund të drejtohet nga qeveria me plane qendrore. Zhvillimi ndodh kur individët janë të lirë të ndjekin interesat e tyre në një mjedis të drejtë dhe të parashikueshëm.

Kjo filozofi përkthehet në politika konkrete:
• Heqja e tatimeve për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë;
• Bashkimi i tatimeve dhe doganave në një institucion të vetëm, për të luftuar korrupsionin dhe për të reduktuar burokracinë;
• Heqja e taksës prej 240 lekësh për litër të karburantit, që rëndon çdo qytetar dhe biznes në vend.

-Subvencione për Prodhim, jo për Administratë

Ndërhyrja publike në ekonomi duhet të jetë selektive dhe e drejtuar drejt sektorëve prodhues, jo për të mbajtur në këmbë një administratë të fryrë dhe joproduktive.

KEA propozon:
• 100 milionë euro në vit si subvencione direkte për fermerët;
• 50 milionë euro investime vjetore në infrastrukturë rurale, për të ulur kostot dhe për të mbështetur zhvillimin e zonave më të varfra;
• Një reformë që kanalizon fondet publike drejt atyre që realisht prodhojnë, jo drejt zyrtarëve që administrojnë projekte pa ndikim të matshëm në ekonomi.

Nga Shteti te Qytetari

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë plane zhvillimi të hartuar në ministri. Ka nevojë për më shumë liri, më shumë besim te qytetari, dhe më pak ndërhyrje.

Programi i KEA është një ftesë për të kthyer modelin: nga zhvillimi i komanduar, tek zhvillimi i mundësuar. Nga klientelizmi, te konkurrenca. Nga privilegji, te meritokracia.

Vetëm përmes lirisë ekonomike të vërtetë mund të arrijmë rritje të qëndrueshme, punësim të denjë dhe një standard më të lartë jetese për të gjithë qytetarët shqiptarë

 

Po ndodh...