Indrit Vokshi: Berisha "patrioti" qan hallin e Veliaj në burg, por asnjë fjalë për protestën për mbrojtjen e UÇK-së

8 Gusht 2025, 08:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Indrit Vokshi: Berisha "patrioti" qan hallin e Veliaj në burg,

Analisti Indrit Vokshi ka ironizuar heshtjen e Sali Berishës lidhur me protestën masive të mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një reagim në rrjete sociale, Vokshi theksoi se Berisha, i cilësuar prej vetes si “lider i interesit kombëtar”, nuk ka dhënë asnjë koment për tubimin apo për padrejtësinë që, sipas tij, po u bëhet ish-udhëheqësve të luftës së Kosovës. Ai shtoi se Berisha ka heshtur edhe kur Prokuroria Speciale i cilësoi UÇK-në “ndërmarrje kriminale” dhe kur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, foli për “krimet e UÇK-së”.

“Në të kundërt,” – shkruan Vokshi – “ai ankohet çdo ditë se Erion Veliaj po keqtrajtohet në burg dhe se Ilir Meta po akuzohet pa prova. Edhe deputetët e tij, si manikina të butikut që i mban pronari për dekor tek xhami, nuk reagojnë”.

Vokshi vuri në dukje se, ndërkohë, Edi Rama ka propozuar një rezolutë për bashkëpunim Shqipëri–Kosovë dhe lobim ndërkombëtar, ndërsa Elisa Spiropali ka mbajtur qëndrim publik për çështjen. “Këta tradhëtarët e kombit dhe anti-Kosovës mbajnë qëndrim, lideri patriot, s’ka qëndrim. Sot për sot, Berisha e tarafi i tij nuk janë as në lartësinë e Elisës, e cila as nuk e mban veten për nacionaliste. Zoti të turpnon në mënyra të ndryshme,” përfundoi ai.

 

Po ndodh...