Ndryshojnë shifrat/ PD i rimerr mandatin Shehajt, Alimehmeti më i votuari tek demokratët, jashtë Kuvendit Meta, Murrizi, Dogjani!

13 Maj 2025, 11:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndryshojnë shifrat/ PD i rimerr mandatin Shehajt, Alimehmeti më i

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve.

PS-ja ka marrë 19 mandate, që do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe.

Një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn.

Partia Demokratike i rimori një mandat Partisë Mundësia.

Më i votuar deri tani mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që rifutet në Parlament Jorida Tabaku.

Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

 

Po ndodh...

ide