
Një javë pas zgjedhjeve, Dashnor Sula i bën thirrje Kuvendit t’i rikthehet punës: Njëra palë të ndalë festën, tjetra të vijojë vajtimin

Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti demokrat Dashnor Sula, ka bërë thirrje që të mblidhet Kuvendi sa më parë.
Sula i cili u la jashtë listave për kandidatë të deputetëve për zgjedhjet e 11 majit, thekson se parlamenti nuk është mbledhur që prej 16 marsit, dhe duhet të vijojë më detyrat dhe rregullat që i cakton Kushtetuta dhe ligji.
Sakaq, deputeti bën thirrje edhe për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që të krijohet një agjendë e raportimeve të institucioneve kushtetuese në Kuvend.
Një thirrje e bëri veçanërisht për palët që morën pjesë në zgjedhje, që të lënë festën PS-ja, ndërsa PD-ja të vijojë vajtimin dhe të zbatojnë Kushtetutën duke ndjekur dhe shqyrtuar raportimet vjetore të SPAK, KLSH, Prokurorisë së Përgjithshme.
Gëzimet dhe fatkeqësitë nuk duhet të shërbejnë si argument që shteti të rrëshkas në paligjshmëri. Parlamenti nuk është mbledhur që prej datës 16 Mars, 1 muaj e gjysmë para datës së zgjedhjeve, ndonëse zyrtarisht fushata zgjat vetëm një muaj.
Megjithatë, ato që kaluan nuk zhbëhen më. Cka kemi në dorë ne të bëjmë është që të kthehemi në rrugën e ligjshmërisë. Pra, Kuvendi dhe Parlamenti duhet të rikthehen në punë dhe të vijojnë me detyrat që I përcakton Kushtetuta, Ligji dhe rregulloret.
Kushtetuta sanksionon që institucionet e pavarura raportojnë, japin llogari para kuvendit të shqipërisë. Ndërsa Rregullorja e kuvendit në nenin 103 pika 10 parashikon që raportimi i të gjitha institucioneve kushtetuese dhe të krijuara me ligj duhet të përfundojë raportimin e tyre para ligjvënësve jo më gjatë se fundi i muajit Qershor.
Në një kohë kur kemi dhjetra institucione të rëndësishme kushtetuese apo te krijuara me ligj që do duhet të raportojnë para ligjvënësve, duhet të mblidhet një orë e më parë Konferenca e Kryetarëve dhe të caktojë një agjendë të qartë dhe të ngarkuar për raportimine këtyre institucioneve.
Njëra palë duhet të ndalë festën dhe tjetra të vijojë vajtimin në seli dhe të dyja palët duhet të zbatojën Kushtetutën, Ligjet Organike dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të mbledh komisionet për të shqyrtuar raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithëshme, KLSH-së dhe gjithë institucioneve të tjera që përcaktohen në Kushtetutë.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128