
"PS-PD premtime të ngjashme", eksperti i ekonomisë: Paqja Fiskale nuk është e shkruar në asnjë...

“Fushatë e re, teknika të vjetra?”, është tema e kësaj të enjte në Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.
Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa komentoi premtimet mes dy forcave kryesore PS, PD-ASHM.
Ai tha se 2/3 e premtimeve të tyre janë shumë të ngjashme, teksa nënvizoi se “Paqja Fiskale” nuk figuron në asnjë program të shkruar, në asnjë parti.
Borakaj: Si janë në raport me programet forcat politike?
Sefa: Në një vlerësim, 2/3 e premtimeve janë shumë të ngjashme mes dy forcave kryesore. Paga minimale, paga mesatare dhe pensionet janë identike në të dyja partitë. Në fund të vitit 2022, Banka Botërore ka bërë një studim, dhe minimumi jetik ka qenë 205 dollarë, dhe nuk është faktorizuar as minimumi i inflacionit. Nëse do të marrim programet, Partia Demokratike ka një numër rreth 40% të premtimeve të matshme, ndërsa Partia Socialiste ka një numër më të ulët. PS ka premtime që janë në vazhdim të atyre që tashmë janë në proces, e pritshme nga një forcë në qeveri. Dallojnë mbi të gjitha në qasjen fiskale. Ajo do të jetë shumë më ndryshe, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset në rastin e PD-së.
Borakaj: Është “paqja fiskale” e shkruar në program?
Borakaj: Pse mendoni se doli në pah “paqja fiskale” sot?
Sefa: Nuk mendoj se ka dalë sot. Është e mirë menduar.
Malaj: Kryeministri e ka përmendur kur prezantoi programin, por nuk është në programin e shkruar.
Sefa: Kjo do të thotë që është në mëdyshje. Edhe Berisha bëri një paqe fiskale. As PD nuk e ka të shkruar. Nuk ka asnjë llogaritje se si mund të zbatohet, as si, as pse, as si do të funksionojë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128