Sa e ndjeni mungesën e Veliajt në fushatë? Spiropali: Ndjej keqardhje të madhe, uroj të...

3 Maj 2025, 18:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Sa e ndjeni mungesën e Veliajt në fushatë? Spiropali: Ndjej

Drejtuesja politike e PS në Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vlerësuar kontributin e kyebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ka qenë i spikatur.

E ftuar në studion e emisionit Kjo Javë në News24, ajo tha se ndjen keqardhje për arrestimin e tij, teksa uroi që të provonte pafajësinë.

Sa e ndjeni mungsën e Veliaj?

Spiropali: Pa diskutim që Erioni është me kontribute të spikatur në PS, sidomos në qarkun e Tiranës. Nuk mund të thuash ndryshe dhe kush thotë ndryshe nuk është i sinqertë. Uroj që të provojë pafajësinë e tij. Keqardhje e madhe si një njeri që ka punuar me të. Presim që organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi, në kuptimin që të respektojnë procedurat ligjore dhe siç e kemi shprehur në vijimësi, ne besojmë për një drejtësi të pavarur, kemi investuar për një drejtësi të pavarur. Pandëshkueshmëria ka pësuar një zmbrapsje fatale dhe është pa kthim.

A e ka dëmtuar fushatën mungesa e Veliajt?

Spiropali: Nuk mund të bëjmë llogari dhe parashikime të tilla. Ajo që mund të them është se po punojmë si ekipi dhe ndërtojmë strategjitë tona elektorale. Ne flasim përmes punëve tona dhe ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, falë mbështetjes së Edi Ramës dhe punës së Bashkisë.