Surprizë në San Siro: Kush është kandidati për deputet që u shfaq papritur në stadium gjatë Inter–Barcelona?

7 Maj 2025, 09:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Surprizë në San Siro: Kush është kandidati për deputet

Një moment i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin legjendar San Siro, gjatë super ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës. Ndërsa miliona tifozë ndiqnin spektaklin futbollistik, disa shqiptarë në shkallët e stadiumit kanë tërhequr vëmendjen me një gjest befasues: ata shpalosën një bluze me mesazh mbështetës për kandidatin për deputet Pëllumb Seferi, nga Koalicioni Euroatlantik në Qarkun e Tiranës.

Bluza, me ngjyrat zikaltër dhe me mesazhin “Voto Pëllumb Seferin – Voto 4”, u bë pjesë e sfondit të një prej eventeve më të ndjekura në Europë, duke sjellë kështu një copëz të fushatës shqiptare në zemër të Italisë – por jo vetëm.

Ky akt simbolik është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale si një formë kreative dhe e guximshme e promovimit politik jashtë vendit. Vetë Seferi reagoi publikisht pas ngjarjes, duke u shprehur:
“Fitoret, edhe kur duken të vështira, janë të mundura! Forca nr. 4! Forca Pellumb Seferi në fitoren e 11 majit.

Po ndodh...