
Çudira nga Elbasani/ Nënkryetarja e Bashkisë pret pemën sepse i zë pamjen e posterit

Aulona Bylykbashi, aktualisht Nënkryetare e Bashkisë Elbasan, ka marrë besimin e Kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputete në zgjedhjet e 11 majit.
Por duket se zonja Bylykbashi e ka marrë shumë seriozisht këtë garë dhe nuk mund të lejojë asnjë dhe asgjë që t’i cënojë imazhin elektoral... dhe aq më tepër një pemë që “guxon” të konkurrojë me posterin e saj.
Siç edhe mund ta shihni në foton e parë, pema në lulëzim, “ka kryer” një krim elektoral, ka zënë pamjen e posterëve të nënkyretares së bashkisë.
Për këtë arsye, zonjës Bylykbashi i është dukur e udhës, krasitja e saj, deri në masën që të mos pengojë asnjë cep të fotos, qartazi për të mos i prishur marketingun politik.
Qytetarët në Elbasan duhet ta kuptojnë se pemët dhe gjelbërimi zbukurojnë qytetin, por jo kur ato “ngrenë kokën” mbi atë të kandidates.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128