Vota nga emigrantët drejt finalizimit: 132 mijë zarfe të mbërritura, afati përfundon më 11 maj

3 Maj 2025, 13:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Vota nga emigrantët drejt finalizimit: 132 mijë zarfe të

40 mijë zarfe kanë mbërritur në KQZ në vetëm dy ditë duke e çuar numrin e votave që janë hedhur nga emigrantët në 132 mijë të tilla.

Me këtë situatë rezulton se kanë mbetur vetem 86 mijë zarfe pa u kthyer ende.

Ndërkaq duket se procesi ka përfunduar nga shtetet e largëta ku janë regjistruar me nga një ose dy emigrantë të cilët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Vetëm nga italia janë dorëzuar 60 mijë zarfe nga 91 mijë të regjistruar ndërsa në vend të dytë renditet greqia edhe pse prej aty janë kthyer vetëm 20 për qind e totalit. Në vend të tretë renditet gjermania ku mbeten ende në proces 8 mijë zarve dhe shtetet e bashkuara ku sërish ende nuk janë kthyer në më pak se 20 për qind e vletëve të votimit.

Megjithatë kqz ka bërë të ditur se tashmë 220 mijë zarfe u tërhoqen deri të shtunën nga emigrantët. Por ende mbetin dhe 25 mijë të pa dorëzuara.

Sipas procedurës do të merren në administrim të githa fletët e votimit që do të hyjnë në kufirin shqiptar brenda orës 19 të datës 11 maj. Fillimisht ato ndahen në kutitë e qarqeve ku ka pasur banimin emigrant, ndërsa numërimi do të nisë menjëherë me kzaz përkatëse.

Procesi tashmë është në transmetim 24 orë e po ashtu bëhet e ditur se do të vijojë edhe gjatë numërimit.