Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i Kombëtares U-17

8 Korrik 2025, 16:53 / SPORT ALFA PRESS

Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i Kombëtares U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17, duke zëvendësuar kështu italianin Andrea Tedesco i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

Trajneri 43-vjeçar do të drejtojë ekipin kombëtar U-17 për dy vitet e ardhshme sipas kontratës së nënshkruar me FSHF.

Tafaj ka një përvojë të gjatë dhe të vyer në fushën e trajningut. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendës-trajner në ekipe si Dinamo, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia.

Nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendës-trajnerit.