
Milani i informuar/ Theo Hernandez i thotë ‘po’ Al Hilal-it, marrëveshja pranë mbylljes

Theo Hernandez është gjithnjë e më pranë një transferimi befasues drejt Arabisë Saudite.
Mbrojtësi i majtë francez, që ndodhet me pushime në Sardenjë, ka ndërprerë për pak orë qetësinë verore për të kryer një “blitz” në Milano, ku u takua me përfaqësues të Al Hilal-it.
Qëllimi? T’i japë një drejtim të qartë së ardhmes së tij. Dhe duket se vendimi është marrë.
Oferta saudite është përmirësuar ndjeshëm, duke i propozuar Theo-s një kontratë prej 20 milionë eurosh në vit (nga 18 milionë fillestarë).
Futbollisti tashmë ka informuar klubin kuqezi për prirjen e tij për të pranuar këtë propozim luksoz. Pritet që gjithçka të zyrtarizohet në orët apo ditët në vijim.
Pikëpyetja e vetme që mbetet është nëse oferta e Al Hilal për Milanin do të qëndrojë në shifrën e mëparshme prej 30 milionë eurosh, apo do të ketë lëvizje në dëm të kartonit, për të kompensuar pagën më të lartë të lojtarit.
Ndërkohë, Theo do të udhëtojë së shpejti në Toskanë për të marrë pjesë në dasmën e ish-shokut të skuadrës, Matteo Gabbia.
Por, pavarësisht atmosferës festive, prapaskenat e merkatos vazhdojnë të ziejnë.
Milani është i vetëdijshëm për situatën. Sipas raportimeve, edhe Simone Inzaghi, aktualisht pjesë e strukturës së Al Hilal në kuadër të Kupës së Botës për Klube, ka ndërhyrë personalisht për ta bindur francezin.
Ai vetë ka pohuar se “klubi po punon” për Theo-n.
Një tjetër pistë e mundshme për mbrojtësin ka qenë Atletico Madrid-i, por ky opsion është shuar shpejt për shkak të mungesës së një oferte të denjë për Milanin dhe reagimit të ashpër të tifozëve “colchoneros”, të cilët ende nuk ia kanë falur largimin e dikurshëm francezit.
Në mungesë të alternativave serioze në Evropë, me një ofertë marramendëse në tryezë dhe një ambient të pasigurt rreth së ardhmes së tij te Milani, Theo duket se ka zgjedhur rrugën që sjell më shumë siguri… dhe shumë më tepër para.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128