
Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku shënoi 34 gola dhe dha 25 asistime, duke kontribuar në fitimin e Superkupës, Kupës së Mbretit dhe La Liga-s me Barcelonën, nuk është çudi që Raphinha të jetë mes kandidatëve për “Topin e Artë” 2025.
Braziliani është një nga katër lojtarët e Barcelonës në garë, së bashku me Lamine Yamal, Pedri dhe Robert Lewandowski, duke aspiruar çmimin prestigjioz të dhënë nga “France Football”.
Në një intervistë ekskluzive me organizatorët, Raphinha e përshkroi vetë pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimit si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij:
“Me gjithçka që kam përjetuar në karrierën time profesionale, të jem në gala-në e ‘Topit të Artë’ për mua është tashmë një fitore. Një nga sukseset e mia më të mëdha”.
Sidoqoftë, sulmuesi brazilian nuk u ndal vetëm te nominimi. Objektivi i tij për sezonin e ri është të vazhdojë të përmirësohet, duke tejkaluar rezultatet e edicionit të kaluar:
“Qëllimi im është të jem më i mirë se dje, më i mirë se sezonin e kaluar. Do të jap gjithçka për ta rritur nivelin tim”.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128