
Shtanget Xhuntoli, mesfushori i kombëtares italiane refuzon të kthehet në Serinë A

Juventusi ka identifikuar Sandro Tonalin si objektivin kryesor për mesfushën në merkaton e verës, por dëshira e klubit bardhezi duket se do të mbetet pezull, të paktën për momentin. Sipas raportimeve nga prestigjiozja britanike “The Telegraph”, mesfushori italian i Njukasëllit nuk ka ndërmend të largohet nga Premier Liga këtë verë.
Lojtari, që u transferua nga Milani te Njukasëlli, është thellësisht mirënjohës ndaj klubit anglez, i cili e mbështeti në një moment shumë delikat të karrierës së tij, në momentin e pezullimit të basteve.
Kjo ndjenjë besnikërie e ka shtyrë Tonalin të shprehë dëshirën për të qëndruar të paktën edhe një sezon në “St. James Park”, duke lënë kështu jashtë planeve të tij një rikthim të mundshëm në Serinë A. Një lajm që mërzit Juventusin, i cili e shihte 23-vjeçarin si shtyllën e re të mesfushës në projektin e sezonit të ardhshëm.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128