
Vetëm 17 vjeç, por Yamal kap CR7, shifra më të mira se Messi, tifozët: Meriton Topin e Artë


“Mos më krahasoni me Messi-n, ai është më i mirë i të gjithë kohërave. Më duhet të falënderoj Xavi-n, ai i dha mundësinë lojtarëve të rinj, pa të kjo do të ishte e pamundur të ndodhte”. Kështu u shpreh Lamine Yamal pas sfidës kundër Espanyol ku realizoi një gol fantastik dhe dhuroi një assist të pastër.
Vetëm 17 vjeç, por Yamal fitoi titullin e dytë në La Liga, aq sa fitoi në total C.Ronaldo në Spanjë. Pavarësisht moshës së tij, sulmuesi spanjoll po thyen çdo rekord, por Yamal as që ka ndërmend të ndalet, i bën një premtim të fortë tifozëve të Barcelonës: “Ky është vetëm fillimi”.
Sigurisht është vetëm fillimi, por fillimi i tij ka qenë zjarr, fantastik, diçka e vështirë për t’u besuar, pasi deri më tani ka fituar 5 trofe dhe ka zhvilluar mbi 100 ndeshje me fanellën blaugrana. Vetëm këtë sezon, Yamal ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 25 assiste, ndërsa ka ngritur lart 3 trofe. Yamal nuk preferon të krahasohet me Messin, por shifrat të tilla dhe një ndikim të tillë në skuadër, as Messi nuk e ka pasur në moshën e Yamal.
Jo vetëm në Spanjë, por e gjitha bota e vlerëson spanjollin si yllin e ri të futbollit, madje një pjesë e madhe e opinionit shkon deri aty se shprehen se meriton edhe “Topin e Artë”. E sigurt është se edhe nëse nuk e fiton, do të renditet më mirë se një vit më parë, në vendin e tetë. E sigurt është gjithashtu, se Yamal sot për sot shihet nga të gjithë si pasuesi më i denjë i dyshes Messi-Ronaldo në arenën botërore.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128