
Zyrtare/ U largua nga Vora, sulmuesi transferohet në kampionatin kosovar

23 Korrik 2025, 18:12 / SPORT
Në merkaton e janarit, Vora përforcoi repartin e sulmit me Emir Skënderin. Mirëpo, aventura e sulmuesit shkupjan në Kategorinë e Parë nuk shkoi aq mirë përsa i përket rezultateve individuale, edhe pse fitoi titullin kampion.
Skënderi u largua para pak kohësh nga Vora, por tashmë është prezantuar në ekipin e tij të ri. Sulmuesi 25-vjeçar do të luajë në kampionatin kosovar me skuadrën e Vëllaznimit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi shqiptar që prezanton Emir Skënderin me ngjyrat kuqezi.
“Emir Skenderi është emri më i ri në repartin ofensiv të kuqëzinjëve. Me vendosmëri dhe disiplinë, ai sjell siguri në vijen e parë të sulmit!”, shkruan Vëllzanimi.
View this post on Instagram
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128