
Aksident i rëndë më dy të plagosur në Fier

Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Rrapëz. Një motoçikletë ka përplasur një këmbësor që kalonte në anë të rrugës.
Motoçikleta me targa BK 530 që drejtohej nga shtetasi Aleksander Hila 55 vjeç ka përplasur një kalimtar të quajtur Hakim Maledhi 70 vjeç.
Të dy të përfshirë në aksident kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Më rëndë në gjendje kritike për jetën është këmbësori Hakim Maledhi, ndërsa drejtuesi i motoçikletës Hila ka marrë plagë në kokë pasi edhe pse kishte maskën mbrojtëse me vete nuk e kishte vënë atë.
Në vendngjarje policia rrugore po disiplinon trafikun dhe po dokumenton aksidentin. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i motoçikletës mund të ketë humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorin.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128