
EMRI+FOTO/ Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol në parkingun e spitalit privat

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol, i regjistruar gjatë natës së kaluar në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkingun e një spitali privat në rrugën “Pjetër Budi”, në zonën e Saukut në kryeqytet. Shënjestër e shpërthimit me tritol ka qenë shtetasja Matilda Kaja, me profesion mjeke.
Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë të automjetit të mjekes Kaja, teksa shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55.
Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale, ku mediat raportojnë sa janë thyer dhe xhamat e pallati pranë spitalit.
Ende nuk dihen motivet që lidhen me këtë ngjarje, teksa mjekja Matilda Kaja pritet të merret në pyetje nga Policia, për të dëshmuar se tek kush mund të dyshojë dhe a ka patur konflikte kohët e fundit.
Policia tha se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128