
“Besojmë te titulli”, Asllani karikon Interin, sheh edhe nga finalja e Champions

Në kulmin e diskutimit në lidhje me të ardhmen e tij, Kristjan Asllani zhvilloi një ndeshje perfekte kundër Verona-s. Mesfushori kuqezi jo vetëm realizoi golin e vetëm të këtij takimi, një gol trepikësh, por në fund u shpall lojtari më i mirë. Si gjithnjë, Asllani u detyrua të fliste edhe një herë në lidhje me të ardhmen e tij, me rolin e tij tek Inter, por në këtë pikë Asllani u shfaq i qetë:
“Unë e kam thënë shpesh, rreth meje flitet shumë, por mua nuk më intereson, sa herë më jepet mundësia përpiqem të bëj maksimumin. Dueli me Napolin pwr titullin nw Serie A? Ne dëshirojmë t’i shkojmë deri në fund, më pas të shohim se si shkojnë gjërat pasi në futboll nuk i dihet asnjëherë. Gjithsesi, më duhet t’i bej komplimente edhe atyre, po zhvillojnë një kampionat të madh. Ne jemi aty dhe do të presim, të shohim. Ndaj Verona-s, ishte e rëndësishme të fitonim pasi pushuan edhe shumë lojtarë, të gjithë e dinë se çfarë ndeshje na pret të martën. Kjo ishte një ndeshje e vështirë, por rëndësi kishin vetëm 3 pikët”, u shpreh Asllani.
Në fund nuk mund të mungonte dhe një koment në lidhje me sfidën kundër Barcelonës: “Tani që kemi arritur këtu dëshirojmë të shkojmë në finale. Edhe ata janë një skuadër e madhe, me siguri do të jetë një ndeshje e bukur”, theksoi Asllani.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128