“Fshati prishet, Belinda krihet”/ Banorët e Hotolishtit protestë për projektin e rrugës: Mosbindje qytetare është rruga jonë! Do të bojkotojmë zgjedhjet

27 Prill 2025, 11:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Fshati prishet, Belinda krihet”/ Banorët e Hotolishtit
Ka nisur protesta e banorëve të Hotolishtit në kundërshtim të projektit të rrugës e cila kalon aty.

Banorët kërkojnë shpronësime me çmime më të larta dhe ndërtimin e tunelit.

Gazetari Osman Stafa deklaron se është premtuar që shpronësimi të premtuar të bëhet me shifrën 250 euro/ metri2, ndërsa sipas banorëve kjo shifër është e pamjaftueshme
për të ndërtuar nga e para shtëpitë.

“Mosbindje qytetare është rruga jonë. Kërkojmë mbrojtjen e jetës, shtëpive dhe dinjitetit tonë. Do të vijojmë me protestat dhe bojkotin e zgjedhjeve”, deklarojnë ata.
Ndërkohë banorët dhe fëmijët janë ulur këmbëkryq në rrugë në shenjë proteste.

 

Po ndodh...