Konflikti i djeshëm në Lezhë, identifikohen 6 personat e përfshirë, katër ende në kërkim. Policia zbardh dinamikën e ngjarjes

12 Prill 2025, 10:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Konflikti i djeshëm në Lezhë, identifikohen 6 personat e

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme (11 Prill) në Lezhë, ku u përfshinë 6 të rinj, dy prej tyre janë arrestuar ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Dy prej të arrrestuarve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, janë:

– Fatjon Gjini, 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

– Ervin Nika, 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe  “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: Redian Margjonaj, 20 vjeç, banues në Tale, Kevin Ndoka, 20 vjeç, A. D., 15   vjeç dhe A.M., 17 vjeç.

Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme në Lezhë.

Identifikohen shtetasit e përfshirë në konflikt, dy prej tyre janë arrestuar ndërsa katër shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë , Njësia Shkodër,  ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur, mesditën e datës 11.04.2025, në qytetin e Lezhës.

Fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, por pas hetimeve të thelluara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:

* F. Gj., 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

* E. N., 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe  “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: R. M., 20 vjeç, banues në Tale, K. N., 20 vjeç, A. D., 15   vjeç dhe A.M., 17 vjeç.

Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. Gj., dhe E. N., kanë goditur me mjete të forta shtetasin R. M.,  ku më pas shtetasi R. M., bashkë me tre shokët e tij,  (të 4 të  shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin F. Gj.,  dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

ide