Kukës/ Tentoi të hynte me forcë në një qendër të numërimit të votave, në kërkim 18-vjeçari

12 Maj 2025, 11:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kukës/ Tentoi të hynte me forcë në një qendër

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim një 18-vjeçar pasi ditën e djeshme ka tentuar që të hyjë me forcë në një vend të numërimit të votave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë”, njoftoi policia.

 

Po ndodh...