
Mjekja i jep fëmijës ilaç për epilepsi, në Itali ia hedhin në kosh

Një prind nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi djali i tij ka pasur dy kriza dhe dyshohej për epilepsi. Ai thotë se e çoi te doktoresha Afërdita Tota dhe ajo i dha për mjekim medikamentin e quajtur “Kepra”.
Qytetari tregon se që të ishte plotësisht i sigurtë, e çoi djalin në Itali ku ilaçin që merrte në Shqipëri, ia hodhën në koshin e plehrave. Pas kthimit nga Italia prindi takoi doktoreshën, e cila i tha se është në të drejtën e tij të zgjedhë mjekun që do.
Doktoresha: Si je ti? Si ka qenë djali?
Qytetari: S’ka pasur ndryshim.
Doktoresha: Tani më thuaj, çfarë ankese ka pasur? Se s’ha bukë nuk është justifikim nga “Kepra”.
Qytetari: Unë i bëra një vizitë në Itali atij edhe ata ma hoqën atë “Keprën”, më thanë “s’ke pse t’ia japësh”.
Doktoresha: Ti e di atë pjesë. Dëgjo, kë të duash ti! Unë kam pasur arsye që ta kam dhënë.
Qytetari: Kur i bëra vizitën në Itali, ata thanë, “s’ke pse ia jep këtë “Keprën”.
Doktoresha: Tani për epilepsinë rolandike, unë ju kam sqaruar atëherë. Ka shumë klinika në botë që nuk i trajtojnë, ama do durosh konvulsionet.
Qytetari: Ata na i shpjeguan kështu pak a shumë, se unë s’di dhe italisht edhe s’i kuptoja…
Doktoresha: Është epilepsi që në moshën e adoleshencës, largohet.
Doktoresha: Tani, unë nuk e di, sa kriza ka bërë fëmija jot. Sa kriza ka bërë?
Qytetari: S’ka bërë më, që nga Italia s’ka bërë më kriza.
Doktoresha: Mirë është, që njeriu të ndjekë një vendim apo gjykimin e një mjeku. Dakord! Mos të shkosh në njëqind vende dhe të mos dish se ç’bën me fëmijën pastaj! O do të ndjekësh gjykimin e atyre, o do të ndjekësh gjykimin tonë! Unë them që fëmijët mjekohen të paktën dy vjet, duhet të jenë dy vjet me mjekim, pa kriza me ezhe.
Mjekja neuropediatre Pasionare Rino tregon llojet e epilepsive të ndryshme, midis tyre edhe epilepsitë e lehta si ajo e gjumit dhe e temperaturës, të cilat nuk duan mjekim e aq më tepër, kur ka vetëm dy episode./tvklan.al

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128