Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës rrezikon stanet dhe kosheret e bletëve

23 Korrik 2025, 17:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës rrezikon stanet dhe

Zjarri i aktivizuar prej disa ditësh në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon të përhapet me shpejtësi, duke djegur rreth 200 hektarë pyje halore me pisha të zeza, pemë ahu dhe bimësi të ndryshme.

Nga flakët rrezikohen edhe stanet verore të bagëtive dhe mbi 100 koshere bletësh, duke sjellë shqetësim të madh për komunitetin lokal që kërkon evakuimin dhe mbrojtjen e pronave dhe bagëtive.

Situata mbetet serioze dhe kërkohet ndërhyrje e shpejtë për të parandaluar dëme më të mëdha në natyrë dhe në pasuritë e banorëve.

 

Po ndodh...