
Financial Times: Putin ofron armëpushim në këmbim të territoreve të pushtuara!

Gazeta Financial Times raporton se presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar ndalimin e pushtimit të tij në Ukrainë përgjatë vijave aktuale të frontit, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump .
Putin i tha Steve Witkoff, të dërguarit special të Trump, në takimin e tyre në fillim të këtij muaji në Shën Petersburg se Rusia mund të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj atyre zonave të katër provincave pjesërisht të pushtuara ukrainase që mbeten nën kontrollin e Kievit, shtoi gazeta, duke cituar disa burime.
Witkoff do të udhëtojë në Rusi për bisedime me Putinin këtë javë, njoftoi më herët sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt. “Shpresojmë se po ecim në drejtimin e duhur për çështjen e Ukrainës”, tha zëdhënësja, duke vënë në dukje se Presidenti Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij, si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, me përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës duke mos bërë përparim.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128