
Hungaria dhe Sllovakia rrezikojnë mungesën e naftës, pritet rifillimi i transportit nga Rusia

Dërgesat e naftës bruto përmes gazsjellësit Druzhba nga Rusia drejt Hungarisë mund të rifillojnë sot në formën e provës dhe me sasi të reduktuara. Këtë e bëri të ditur Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, përmes një postimi në platformën X ditën e mërkurë, raporton Reuters.
Hungaria dhe Sllovakia paralajmëruan të premten se furnizimi me naftë përmes këtij gazsjellësi mund të pezullohej për të paktën pesë ditë, pas një sulmi të fundit të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike ruse.
“Zëvendësministri rus i Energjisë, Pavel Sorokin, më informoi se pas një pune intensive është gjetur një zgjidhje e përkohshme. Kështu, dërgesat e naftës drejt Hungarisë mund të rinisin nesër në mënyrë testuese dhe me volume të reduktuara”, shkroi Szijjarto.
Më herët gjatë së mërkurës, drejtori ekzekutiv i kompanisë hungareze të naftës MOL, Zsolt Hernadi, u shpreh në një intervistë për mandiner.hu se kompania ishte duke mbështetur rafineritë e saj me rezerva operative, por nëse situata zgjat, mund të detyrohet të përdorë rezervat strategjike.
Sipas Hernadit, edhe nëse kompania rrit importet përmes gazsjellësit Adriatik, do të vazhdojë të blejë naftë ruse, pasi Hungaria dhe Sllovakia kanë përfituar përjashtim nga sanksionet ndaj Moskës.
Ai shtoi se nuk është e sigurt nëse përmes këtij rrjeti alternativ do të mund të sigurohet sasia e nevojshme për të mbajtur në funksion të plotë të dy rafineritë në rast të ndaljes së plotë të dërgesave përmes Druzhba.
Nëse rrjedhjet e naftës përmes Druzhba nuk rifillojnë deri më 1 shtator, Sllovakia do të detyrohet të përdorë rezervat strategjike dhe rafineria e saj nuk do të lejohet të eksportojë, gjë që do të ulë importet e karburanteve të Hungarisë me 20%, ndërkohë që do të ndikojë edhe në Ukrainë, tha Hernadi.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128