Moska ndalon hyrjen në Rusi të 21 personave që punojnë për media britanike

20 Gusht 2025, 17:05 / BOTA ALFA PRESS

Moska ndalon hyrjen në Rusi të 21 personave që punojnë

Rusia njoftoi të hënën se ka ndaluar hyrjen në territorin e saj për 21 persona që akuzohen për bashkëpunim me “media britanike armiqësore”, të cilat, sipas autoriteteve ruse, promovojnë narrativa kundër Rusisë. Në listë përfshihen gazetarë, ekspertë dhe anëtarë të organizatave joqeveritare.

Emrat e tyre i janë shtuar listës së gjatë të shtetasve perëndimorë që Rusia ka shpallur persona non-grata që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, Britania e Madhe ka reaguar me masa të reja ndaj aktiviteteve financiare të Rusisë. Sot, qeveria britanike njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj rrjeteve të kriptomonedhave që operohen nga Rusia, në kuadër të përpjekjeve për të frenuar financimin e luftës në Ukrainë.

 

Po ndodh...