
Sulmohen policia dhe zjarrfikësit në Zyrih: Një polic i plagosur

Disa të rinjë të maskuar kanë sulmuar policinë me shishe dhe fishekzjarre. Mbrëmja e trazirave të djeshme në Zyrih, ku disa dhjetëra persona vunë zjarr rreth zonës së kazermës dhe më pas sulmuan policinë dhe zjarrfikësit u qetësua vetëm pasi oficerët përdorën plumba gome, gaz irritues dhe një top uji. Një polic ka mbetur i plagosur.
Menjëherë pas mesnate, policia komunale e Zyrihut ka marrë njoftim për një kontenier në zjarr. Thirrja erdhi pak pasi festa e 1 majit kishte përfunduar në ambientet e kazermës, raporton RSI, përcjell albinfo.ch.
Raportime të tjera kishin të bënin me skuterë elektrikë, kosha dhe objekte të tjera që digjen në të njëjtën zonë.
Gjatë shuarjes së zjarreve dhe largimit të bllokimeve të trafikut, policia dhe zjarrfikësit u sulmuan disa herë nga persona të maskuar, që raportohet se i përkisnin vendit të ngjarjes dhe ishin të armatosur.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128