Pas Brazilit edhe Argjentina shpall shtatë ditë zie për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

21 Prill 2025, 19:38 / BOTA ALFA PRESS

Pas Brazilit edhe Argjentina shpall shtatë ditë zie për ndarjen

Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe të Kishës. dashuri, veçanërisht për më të varfërit dhe më të margjinalizuarit.

Trupi do të transferohet në bazilikën më 23 prill, tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili gjithashtu komunikoi se Jubileu ‘mbetet i hapur’.

Ndërkohë, qeveria argjentinase është gati të shpallë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut, argjentinasi i parë që drejton Kishën Katolike.

Zëdhënësi presidencial, Manuel Adorni, shkroi këtë në X:

‘Papa Françesku, Jorge Bergoglio, ka ndërruar jetë. Udhëheqësi shpirtëror dhe udhërrëfyes i miliona burrave dhe grave.

Presidenti i kombit do të dekretojë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Atit të Shenjtë’, tha zëdhënësi.

 

Po ndodh...