
SHBA shkurton ndihmat mjekësore në Zambia: Ilaçet e dhuruara po përvetësohet dhe po shiten në farmacitë e vendit!

Qeveria amerikane po i jep fund furnizimit me ilaçe me vlerë rreth pesëdhjetë milionë dollarë në vit për Zambian. Lajmin e njoftoi të enjten ambasadori i Uashingtonit në Lusaka, Michael Gonzalez. Ai u shpreh se ilaçet e dhuruara nga Shtetet e Bashkuara po përvetësohen dhe përfundojnë duke u shitur në farmaci në të gjithë vendin jugor afrikan ndërsa autoritetet nuk bëjnë asgjë për të adresuar këtë fenomen.
Sipas tij qeveria amerikane nuk mund t'i justifikojë më taksapaguesve amerikanë vazhdimin e një niveli kaq të lartë ndihme, në të njëjtën kohë që qeveria zambiane refuzon të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar këtë ndihmë. Vendimi – që pritet të hyjë në fuqi në janar 2026 – është i pavarur nga shkurtimet drastike të ndihmës ndërkombëtare të zbatuara nga administrata e Donald Trump këtë vit, theksoi ambasadori i SHBA-së Gonzalez.
Sipas të dhënave të Uashingtonit, gati një e treta e shpenzimeve publike për shëndetësinë në Zambia financohet nga SHBA-të, me fonde të alokuara kryesisht për blerjen e ilaçeve kundër HIV-it, malaries dhe tuberkulozit.
Qeveria amerikane thotë se zbuloi mashtrimin në vitin 2021 dhe kreu inspektime në më shumë se 2,000 farmaci në të gjithë vendin, ku zbuloi gjithashtu se po shiteshin ilaçe të vjedhura nga Fondi Global për Luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries me seli në Gjenevë dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë.
Edhe pse Zambia ka nëntokë të pasur me bakër, mbi 64% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Presidenti Akade Itchilema, i cili u zgjodh në vitin 2021, bëri fushatë me premtime për të zhdukur korrupsionin dhe për të tërhequr investitorë të rinj.
Në fillim të mandatit të tij, u kryen arrestime dhe operacione me mbulim të lartë mediatik, siç janë sekuestrimi spektakolar i hoteleve dhe helikopterëve që i përkisnin një ish-ministri. Por ritmi i operacioneve kundër korrupsionit është ngadalësuar që atëherë.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128