Trump 40 minuta telefonatë me Zelenskyn, u diskutua furnizimi i Kievit me mbrojtje ajrore

4 Korrik 2025, 17:27 / BOTA ALFA PRESS

Trump 40 minuta telefonatë me Zelenskyn, u diskutua furnizimi i Kievit me

Donald Trump foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe mediat pranë tyre raportojnë se ishte një “bisedë e mirë”.

Kievi konfirmoi bisedën telefonike midis Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump. Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, foli për një bisedë “shumë të rëndësishme dhe domethënëse” midis presidentëve, detajet e së cilës “do të jenë të disponueshme shumë shpejt”.

Biseda telefonike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zgjati rreth 40 minuta dhe të dy udhëheqësit diskutuan përshkallëzimin e sulmeve ruse kundër Ukrainës dhe furnizimin e Kievit me mbrojtje ajrore, raporton Axios duke cituar disa burime.