
Dyfishohet numri i vizitorëve nga Afrika dhe Azia/ Në tre muaj në Shqipëri erdhën 3.3 milionë vizitorë

Gjatë muajit mars 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.154.288 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër shënon një rritje modeste prej 0.3%.
Nëse flasim për përbërjen e tyre, rezulton se kanë hyrë 604.523 shtetas shqiptarë dhe 549.765 shtetas të huaj.
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territor ka pësuar një rritje prej 3.3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i shtetasve të huaj është ulur me 2.7%.
Përsa i përket daljeve nga territori shqiptar, gjatë muajit mars kanë dalë gjithsej 1.182.728 shtetas, duke regjistruar një rritje prej 0.6% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Konkretisht, 621.777 ishin shqiptarë, me një rritje prej 2.9%, ndërsa 560.951 ishin të huaj, me një rënie prej 1.9%.
Pjesa dërrmuese e hyrjeve të shtetasve të huaj, 95% vjen nga Europa, ku 80% i përkasin Evropës Jugore dhe 7% asaj Perëndimore. Vlen të përmendet edhe dyfishimi i numrit të vizitorëve nga Afrika dhe Azia, një tregues i qartë i rritjes së interesit nga tregje jo-tradicionale.
Në 96% të rasteve, hyrjet janë bërë për qëllime personale, ku mbizotërojnë pushimet dhe vizitat familjare. Megjithatë, kjo kategori ka pësuar një rënie të lehtë prej 1.1% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi kanë rënë ndjeshëm, me 17.8% më pak krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Nëse flasim për një periudhë tre mujore, rezulton se në total kanë hyrë gjithsej 3.371.766 shtetas, duke pësuar një rritje prej 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto hyrje, 1.745.547 ishin shqiptarë dhe 1.626.219 të huaj, me rritje përkatësisht 7.3% dhe 5.9%./SCAN

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128