
Këta të Saliut, LaCivita i ka mësuar të thonë që s'do bëhet Berisha Kryeministër?!

Pas gjithë luftës që bënë në Partinë Demokratike për ta rikthyer Berishën në krye, disa nga eksponentët e kësaj partie kanë filluar këto ditë të deklarojnë se, edhe nëse fitojnë, Sali Berisha nuk do të jetë kryeministër. Sipas tyre, Berisha do t’i nënshtrohet një referendumi të brendshëm brenda partisë.
Mesa duket, sondazhet e brendshme janë të pamëshirshme për Berishën: ato e nxjerrin Partinë Demokratike humbëse nën drejtimin e tij, dhe pikërisht atë si përgjegjësin kryesor për këtë dështim. Për këtë arsye, duket se këta të Saliut po përpiqen t’i hedhin hi syve qytetarëve, sikur ai që udhëheq PD-në, ai që shpenzon para pa fund, ai që bredh Shqipërinë ditë e natë, nuk ka për të qenë kryeministër, edhe nëse fitojnë.
Po e njëjta skemë mashtruese si dikur: thoshin se Berisha do dëbonte Bashën dhe do hapte garën e ndershme brenda PD-së. Fundi i atij premtimi dihet: Basha iku, por Berisha jo.
Tani, a mos vallë është LaCivita ai që u ka mësuar të shpikin edhe këtë gënjeshtër kaq të trashë, vetëm për të mbajtur ndezur një shpresë të rreme?!/Alfapress.al

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128