Pranvera vjen me lule e alergji/ Poleni, shkaktari kryesor. Mjekët: Mos ngatërroni simptomat

20 Prill 2025, 14:03 / JETË ALFA PRESS
Pranvera vjen me lule e alergji/ Poleni, shkaktari kryesor. Mjekët: Mos

Ndryshimet e temperaturës kanë sjellë një shtim të rasteve me alergji.

Mjekët këshillojnë kujdes dhe, nëse simptomat zgjasin më shumë se tre ditë, rekomandojnë konsultën me specialistë për ekzaminimet e nevojshme.

Pranvera sjell lule, por edhe alergji.

Me ndryshimin e motit dhe shtimin e poleneve në ajër, gjithnjë e më shumë njerëz po përballen me problemet që u shkakton!

‘’Ndonjëherë  na ulet ai ritmi ose niveli i këtyre i shpërthimeve të alergjisë si pasojë e shirave që bien’’.

Mjeke alergologe , imuniologe klinike ne polikliniken e specialiteteve ne polikliniken nr 1 Mirela Hitaj thote se ata që janë të ndjeshëm kjo stinë sjell jo pak shqetësime shëndetësore.

‘’Si të gjitha sëmundjet e tjera, edhe sëmundjet alergjike janë të rrezikshme kur nuk diagnostikohen dhe kur nuk mjekohen’’.

Sipas mjekes simptomat që shfaqen shpesh ngatërrohen me ato të gripit apo virozave, por mjekët bëjnë dallimin.

‘’Paraqiten pacientë të cilët kanë shenja të tështitura, rrjedhje hundësh, kruajtje të syve, shoqërohet ndonjëherë me kollë dhe me vështirësi në frymëmarrje. Janë këto shenjat tipike të sezonit’’.

Fëmijët dhe të rinjtë janë më të prekurit.

Mjekët këshillojnë që personat me këto shqetësime të mos i injorojnë simptomat dhe të kërkojnë ndihmë të specializuar nese kjo gjendhe zgjat per me shume se 3 dite për të shmangur komplikacionet.