
Shëndeti mendor në epokën e “perfeksionit” në rrjete sociale


Në një botë ku gjithçka është për t’u parë, jemi mësuar të tregojmë më shumë seç ndjejmë dhe të fshehim më shumë seç duhet. Instagram, TikTok, Snapchat… janë kthyer në pasqyra digjitale ku nuk shohim më veten, por versionin që duam të shesim.
Shëndeti mendor po përkeqësohet, jo vetëm nga ngarkesa e jetës, por nga presioni për të qenë gjithmonë mirë. Duhet të jesh i bukur, i suksesshëm, i lumtur, krijues, i palodhur. Nuk ka vend për pasiguri, për dobësi, për mërzi. Sepse “çfarë do thonë njerëzit” – është kthyer në standard jetese.
Por realiteti nuk është me filtër. Askush nuk e kalon ditën në Bali, nuk ha çdo mëngjes “avokado toast”, dhe nuk e ka jetën e planifikuar me ngjyra pastel. Këto janë çaste të shkëputura, të kuruara, që ne i konsumojmë si të ishin norma – dhe pastaj krahasojmë jetën tonë të papërkryer me një iluzion perfekt.
Në këtë krahasim të përditshëm, vetëbesimi zbehet. Lumturia zbehet. Realiteti zbehet.
Shëndeti mendor nuk përkeqësohet gjithmonë nga trauma – ndonjëherë mjafton krahasimi i heshtur me dikë që nuk e njeh fare, por që të bën të ndihesh pas, mbrapa, jo mjaftueshëm.
Ndaj ndonjëherë, mbroje veten nga rrjeti – jo për të ikur nga bota, por për të rigjetur veten në të.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128