
Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku u raportua për një kërcënim me bombë.
Duke folur para mediave ajo ka kërkuar nga organet e sigurisë që ta hetojnë rastin dhe ta identifikojnë personin përgjegjës. Ajo ka thënë se hetimi dhe zbulimi i burimit të telefonatës është përgjegjësi e Policisë së Kosovës.
“Është në dorën e policisë me zbulu rastin edhe nga ka ardhur ajo n’telefonat. Sepse nëse angazhohen, do të gjejnë se kush ka bërë këtë informatë”, tha Kadrijaj.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është larguar nga godiana e Kuvendit pasi Policia ka kërkuar nga gjithë ta lirojnë objektin pas një kërcënimi me telefon dhe një alarmi për bombë.
Mësohet se Kurti nuk ka folur për mediat derisa është larguar në drejtim të godinës qeveritare.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128