
“Shuhet” veterani i UÇK-së, Naser Shala

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes po postimi në rrjetet sociale.
Haradinaj, i cili ka publikuar edhe një fotografi të Shalës, ka shkruar krah saj se Naseri ishte një luftëtar i orëve të para dhe i gatshëm gjithmonë për të sakrifikuar për atdheun.
Ai shton gjithashtu se masakrimi i familjes së tij u bë motiv dhe frymëzim për shumë e shumë luftëtarë të kohës, duke i dhënë luftës çlirimtare edhe më shumë vendosmëri.
Duke ngushëlluar familjarët dhe bashkëluftëtarët për humbjen e tij, Haradinaj shton se shembulli i tij prej luftëtari dhe atdhetari do të jetojë ndër breza.
Na paska lënë veterani i UÇK-së Naser Shala. Naseri ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu. Masakrimi i familjes së tij u bë motiv dhe frymëzim për shumë e shumë luftëtarë të kohës, duke i dhënë luftës sonë çlirimtare edhe më shumë vendosmëri. Shembulli i tij prej luftëtari dhe atdhetari do të jetojë ndër breza.
Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128