
Pas 113 vitesh, skanimet 3D të Titanikut zgjidhin misterin e oficerit: William Murdoch vdiq duke ndihmuar pasagjerët në sekondat e fundit të tragjedisë!

Skanimet më të avancuara të rrënojave të Titanikut kanë zbuluar një detaj të rëndësishëm, që hedh poshtë akuzat shumëvjeçare ndaj oficerit të parë të anijes, William Murdoch.
Në dokumentarin e ri të National Geographic, “Titanic: The Digital Resurrection”, analizat e ekspertëve nga 715,000 imazhe të realizuara nga kompania Magellan tregojnë se Murdoch nuk braktisi postin e tij gjatë tragjedisë së vitit 1912.
Skanimet tregojnë se një prej vinçave në sektorin e tij ishte në një pozicion ku po përgatitej për të lëshuar një tjetër varkë shpëtimi në momentin që anija u fundos.
Këto zbulime mbështesin dëshmitë e anëtarëve të ekuipazhit që mbijetuan, të cilët thanë se Murdoch vdiq duke ndihmuar pasagjerët në sekondat e fundit të tragjedisë.
Ai besohet të jetë përfshirë nga një dallgë teksa përpiqej të shpëtonte jetë.
Oficeri 39-vjeçar është portretizuar gabimisht në filmin e famshëm “Titanic” të vitit 1997, ku shihet teksa qëllon një pasagjer dhe më pas vret veten.
Kjo skenë shkaktoi shqetësime në familjen e tij, duke i detyruar drejtuesit e studios Fox të kërkonin falje publike dhe të dhuronin 5,000 £ për një çmim përkujtimor në shkollën e tij të mesme.
Regjisori James Cameron gjithashtu ka kërkuar falje për mënyrën se si u trajtua figura e Murdoch në film.
“Ai kishte gjysmën e varkave të shpëtimit të tij të lëshuara përpara se homologu i tij në anën tjetër të anijes të niste procesin,” tha Cameron në komentin e DVD-së, duke vlerësuar përkushtimin dhe heroizmin e tij.
Murdoch u largua nga gruaja e tij më 10 prill 1912, dita kur Titaniku u nis nga Southampton për udhëtimin e tij të parë dhe të fundit. Pas më shumë se një shekulli, teknologjia më në fund ka ndihmuar në rivendosjen e nderit të tij.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128